KOSOVË. Humb jeten ne pishinë femija 2-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë rreth 2-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.

Ajo është mbytur në një pishinë familjare gjatë orëve të mbrëmjes. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40 të ditës së djeshme. Fëmija është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo kishte arritur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin. Prokurori i shtetit është informuar menjëherë pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.