Koronavirusi mund të futet lehtë në shtëpinë tuaj, ja cilat janë objektet më të rrezikshme
Gjatë kësaj kohe të izolimit prej koronavisursit është shumë e rëndësishme të mbahet higjiena e duhur personale si edhe të dezinfektohet shtëpia rregullisht. Sipas shkrimit në Daily Star, kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e kujdesshëm të pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë.
Ekspertët kanë dhënë këshilla shume profesionale për pastrimin, e pastaj kanë zbuluar që disa objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe ndaj është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.
Leckat e kuzhinës: edhe pse na duken të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve dhe viruseve, përfshirë këtu salmonelën dhe escheriacolin.
Keshtu që pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinën e kuzhines por vareni diku të thahet. Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka te tjera mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, e me pas i lani në lavatrice si zakonisht
Doreza e kuzhinës: janë të punuara nga materiali i pambukut dhe shpesh aty mbeten njolla të forta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe detergjent rrobash (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).
Këllëfët e jastëkëve: tani duhet që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët por mund të lahen si zakonisht por per më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë.
Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.
Rrugicat dhe tapetet: per larjen e tyre ju mund të telefononi servisin i cili merret me shërbimet taxi te larjes. Por mund t’i freskoni rrugicat dhe tapetet tuaja te lare vete në ketë mënyrë: Hidhni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tapetin, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me fshese korenti si zakonisht.
Palltot dhe xhaketat: Dihet qe larja me dorë per to nuk do të jetë efikase. Ndaj i lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e tyre. Mund t’i freskoni me tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta.