Banania, fruti i verdhë ekzotik jo vetëm që është i shijshëm, por na ofron shumë më shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar.
Jo të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojnë të humbim peshë më lehtë.
Janë një burim i mirë i magnezit dhe vitaminë B6. Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina. Ka njerëz që konsumojnë çdo ditë një banane, kur janë në zyrë, gjatë pushimit apo kur bëjnë ndonjë shëtitje.
Të hash një ose dy në ditë, ndihmon për të pastruar organizmin nga toksinat, për të mbajtur sytë dhe flokët në një gjendje të mirë dhe për t’u ndierë më pak të fryrë. Dhe jo vetëm… nëse është e vërtetë që banania ka formën e një buzëqeshjeje, atëherë është e vërtetë që përmirëson humorin.
Ja 10 arsye që tregojnë pse duhet konsumuar një banane çdo ditë:
Largon ndjesinë e fryrjes
Djeg kaloritë
Përmirëson humorin
Largon stresin dhe ankthin
Siguron gjumë të rehatshëm
Fuqizon muskujt
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Ndihmon në procesin e tretjes
Ul nivelin e kolesterolit
Forcon kockat.