Kombinimi me hudhër e limon që zhbllokon arteriet dhe ul riskun e infarktit

Të gjithë e dimë që hudhra dhe limoni janë shumë të efektshme për shëndetin e zemrës. Hudhra ndihmon në hollimin e gjakut dhe parandalon mpiksjet të cilat mund të jenë shkaktare të një sulmi dhe goditjeje në zemër. Hudhra gjithashtu është shumë efikase në uljen e presionit të lartë të gjakut. Limoni nga ana tjetër, është shumë i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit të keq nga trupi dhe të përfundojnë brenda arterieve ku mund të shkaktojë bllokim.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve bashkë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj kardiovaskular. Recetat më poshtë kanë dhënë prova se ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve të bllokuara. Do t’ju tregojmë se si t’i kombinoni në dy mënyra hudhrat dhe limonin për efekte të garantuara. Nëse trajtoheni me medikamente për zemrën, flisni paraprakisht me mjekun tuaj!

Metoda e parë

Përbërësit:

6 limonë

30 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Qëroni limonët dhe pritini në copa të vogla

Qëroni hudhrat dhe pritini në copa të vogla gjithashtu.

Duke përdorur një blender, shndërrojini përbërësit në një pure.

Shtojeni purenë në një tenxhere metali. Shtoni dy litra ujë.

Vendoseni të ziejë në nxehtësie mesatare.

Nga momenti që të marrë valë, ziejeni për 10 minuta në nxehtësi të ulët.

Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.

Kullojeni dhe hidhini mbetjet e ngurta.

Lëngun hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Pini 50 ml nga përbërja për 3 javë.

Bëni një javë pushim.

Përsëriteni duke pirë 50 ml për tre javë të tjera.

Ndaloni pas tre javësh.

Mund ta përsërisni pas 6 muajsh përsëri.

Metoda 2

Përbërësit:

1 gotë lëng limoni

1 gotë lëng hudhrash

1 gotë lëng xhinxheri

1 gotë uthull molle

3 gota mjaltë

Përgatitja:

Në një tenxhere, kombinoni lëngun e limonit, lëngun e hudhrës, lëngun e xhinxherit dhe uthullën e mollës.

Vendosini të ziejnë në nxehtësi mesatare për gati gjysmë ore ose derisa masa të reduktohet në tre gota.

Lëreni masën të ftohet në temperaturën e dhomës.

Shtoni mjaltin tek pureja.

Transferojeni masën në një shishe qelqi.

Mbajeni në frigorifer.

Udhëzime:

Merrni një lugë gjelle nga përbërja çdo mëngjes, para se të hani mëngjes.

Konsumojeni derisa të përfundojë shishja.