Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit. Njihuni me to:
Pastron lëkurën. Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.
Lehtëson tretjen. Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.
Ndikon në qëndrushmëri. Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.
Forcon kockat. Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.
Lufton pagjumësinë. Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.
Ngadalëson plakjen. Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.
Ka veti antibakteriale. Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.