Jo te gjithe i bejne petullat njesoj kjo eshte nje recete e thjeshte por shume e mire.Ne kete menyre petyllat behen shume te mira ka qene sekrete por shefar e rinje te kuzhines e kane zbuluar.
Ja dhe perbersit qe ju duhen per kete recete:1banane,1 vezë,1 gotë miell (rreth 200g),
½ lugë çaji sodë buke,1 gotë qumësht (rreth 300ml),1 majë lugë çaji kripë,Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje).
Ja cduhet te beni per ti pergatitur:pastroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën. Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.
Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.
Pasi ta provoni do na kujtoni.Gatim te kenshem.