Mira Zeqiraj është një kosovare që jeton në Irlandë dhe që u shpreh e gatshme që ta dhurojë shtëpinë e saj për Albin Kurtin. Në një deklaratë për emisionin “Frontal”, ajo tha se është e gatshme që shtëpinë t’ia jap Albin Kurtit me qira pa asnjë cent.
“Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira shtëpinë Albin Kurtit. Ai është kryeministër. Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë në 2004 këtu në Irlandë. Unë do ja u lëshoja shtëpinë edhe të tjerëve”, ka thënë Zeqiraj.
E këtë veprim ajo e ka bërë edhe më parë. Në “Frontal”, ajo tregoi se si banesën qe e ka në Kosovë e ka lëshuar falas me qira për një shoqe të saj. “Unë në Kosovë kam edhe banesë edhe shtëpi. Banesën ia kam lëshuar fal një shoqeje sepse jetojë në Irlandë”, ka deklaruar ajo.
E lëshimin e shtëpisë me qira ajo tha se nuk do ta bënte vetëm për kryeministrin Kurti. Zeqiraj deklaroi se këtë veprim do ta bënte edhe për kryeministrat e tjerë në rast se të njëjtit nuk do të kishin shtëpi të tyre.