56-vjeçarja në foto është Marjeta Karaj, e cila pesë vite më parë organizoi vrαsjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë edhe ishin në lidhje intime.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se një borxh prej 10 mln lekësh i kushtoi jetën këtij të fundit në vitin 2017, të cilat ia kishte marrë Marjetës dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.
Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh zonën e Xhamllikut si pasojë borxhit të pashlyer, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhμnë ndaj tij.
Më pas e kanë çuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhμnμar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djέgur atë me lëndë djegëse.
Trupi i tij u gjet i dέkompozuar pjesërisht, gjë që bëri të vështirë identifikimin e tij. 61-vjeçari Menduh Shaban Kurt-Deda ishte me origjinë nga Dibra.
56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndαluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh. Top Channel