Me shume mundesi kete foto e keni pare disa here tek duket nje nene me foshnjen ne krahe teksa ecin ne vargun e gjate te te gjitheve kosovareve qe largoheshin nga lufta ne Kosove.
Fotoja e bere nga boshnjaku Damir Sagolj kishte ne fokus kete grua me shami te bardhe ne koke, e quajtur Sherife Luta, ne ate kohe vetem 20 vjec, me foshnjen ne gji ne vargun e banoreve te Kacanikut.
Ne ate kohe foshnjen e kishte vetem 6 muajshe dhe bashkeshortin e kishte ushtar ne Ushtrine Clirimtare por tani ajo ka folur per gjithcka qe perjetoi 21 vite me pare.
Ja rrefimi i saj ne lidhje me emocionet e asaj ngjarje ku perfshihej foshnja e saj:
“Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi pranë furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë qe kishte pak ngrohtesi. Pas dhjetë minutash nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj sepse kisha shumë emocione. Kur kemi mbërrit në fshatin Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha me fuqi, doja vetëm të ecja. Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës qe burri erdhi në Prishtinë me punë, pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kisha dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, u shpreh me lot në sy Sherife.
Ndersa vajza vogel, Besa qe ate kohe ka qene foshnje tani qe eshte rritur shprehet e emocionuar kur kete foto me nenen e kane pas ne shkolle fillore dhe gjithnje ka pas kureshtje per ate kohe duke pyetur te emen per gjithcka qe kishte ndodhur.
“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë. Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, është shprehur Besa.