“Kjo është dita më e bukur e jetës time”/ Çfarë ka ndodhur me Ramën? Njofton…

Edi Rama e ka cilësuar si një ndër momentet prekëse shperndarjen e apartamenteve për 97 familje në Lezhë.

Kreu i qeverisë theksoi se shumë sharje e shpifje ka marrë për çështjen e rindërtimit, ndërsa shtoi se të gjitha fjalët i merr era dhe mbeten veprat.

“Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë të jetës së njerëzve. Sa shumë sajesa e fantazi për shtëpitë që nuk do ndërtoheshin kurrë, për banesat që s’do jepeshin kurrë FALAS; për sa e sa çudira mendore teksa duhet të shtrëngonim dhëmbët nga vonesat të pandemisë”, tha Rama.