Një histori vërtet rrëqethëse është ajo që vjen nga Turqia. Bëhet fjalë për një vajzë 10-vjeçare, e quajtur Eylül, e cila u shpëtua 30 orë pasi ndërtesa ku ajo banonte me prindërit e saj, u shemb nga tërmeti i fortë që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës së 6 shkurtit.
Mustafa Demir, i cili ishte pjesë e ekipit që shpëtoi vajzën e vogël, tha se, kur ata e panë që ajo ishte gjallë, menduan se kishte veshur një jastëk ose një tapet, por që kur po nxirrej, doli që ishte nëna e saj, e cila së bashku me të atin, e kishin mbështjellë vajzën me trupat e tyre.