Gokçe Yanardag është një nga aktoret më të njohura ta kinematografisë turke, per mbare boten e filmit kudo qe ka seriale turke.
Aktorja e njohur ka luajtur në shumë filma e seriale, por një nga rolet më të spikatur per te ka qenë në serialin “Lule të vetmuara” i cili po ndiqet shume edhe në TV Klan.
Në një intervistë eksluzive, Gokçe Yanardag ka treguar se këtë rol e ka pranuar menjëherë dhe pa e menduar pasi i ka pëlqyer skenari.
“Me pëlqeu shumë karakteri kur lexova skenarin dhe e pranova menjëherë. Nuk e kam parë serialin para se të bëhesha pjesë e tij pasi po punoja në një projekt konkurrent. Por nuk u desh shumë punë për të më bindur sepse mu duk projekt shumë i mirë”-tha aktorja.
Madje ajo tregoi edhe një rast që i ka mbetur në mendje kur një taksist i kishte thënë se e ndjek serialin pasi ka kaluar të njëjtën histori si ajo e filmit edhe ai vete në jetimore.
“Një taksist më tha që e ndiqte serialin dhe unë rrjedhimisht e pyeta nëse e ndjek për shkak të bashkëshortes. Ndersa ai më tha “Jo unë e shikoj sepse është histori e vërtetë. E kam kaluar vetë”- tregoi aktorja me buzeqeshje