Vogëlushja Nensi ne vitin 2021, kur ishte vetem 3 vjecare i kishte dalë një si pucërr a si lyth në gishtin e këmbës së saj dhe mamaja e saj e vuri. Nëna e shikonte që kishte dicka që nuk shkonte te gishti i këmbës pasi ajo që e quanin lyth po rritej. Pasi diskutuan mes tyre, prindërit e dërguan vajzën për ta kontrolluar tek një specialist.
Në spital mjekët i thanë nënës së vajzës, se ajo që kishte dalë te këmba nuk ishte “asgjë për t’u shqetësuar” – duke e konsideruar thjesht si një lyth dhe më pas kur ai gjatë muajve në vijim po rritej edhe më i thanë se ishte një kist.
“Në qershor 2022, ne ia kontrolluam këmbën nga një mjek tjetër, i cili tha se dukej si një kist beninj,” -tregon nëna e vajzës. “Por pas shumë insistimeve të mia një ndër kirurgët e shumtë ngriti dyshimin e një tumori”.
Kështu që verën e vitit 2023 Nensi do operohej për ta hequr këtë kist nga gishti i këmbës por aty kirurgët kuptuan kërcënimin e vërtetë për shëndetin e vajzës së vogël.
Ajo u diagnostikua me një fibromatozë të tipit desmoid (DF) – një lloj i rrallë i tumorit të ndërmjetëm të indeve të buta, i cili nuk është specifikisht një kancer , por vjen nën ombrellën e sarkomës – një grup kanceresh të rrallë që kanë origjinën në kockat ose indet e buta.
Këto lloj tumoresh kanë aftësinë të kthehen në ose pranë tumorit origjinal, por ato nuk përhapen, dhe zakonisht gjenden në krahë, këmbë ose bark (por mund të zhvillohen gjithashtu në zonën e kokës ose qafës), sipas Sarcoma UK .
Pas marrjes së diagnozës tronditëse, familja iu drejtua fondacionit të bamirësisë Sarcoma UK për informacion si edhe për mbështetje.
“Brenda një jave nga diagnoza e Nansit, Sarcoma UK na kishte postuar shumë informacione se çfarë ishte dhe cilat ishin hapat e ardhshëm. Ata na ndihmuan të gjurmojmë takimet tona dhe na treguan se çfarë mund të bënim si familje për ta ndihmuar atë – ata kanë qenë vërtet të mirë.”
Tashmë e gjithë familja është duke mbledhur informacione dhe të ardhura për vajzën e vogël dhe u thotë të gjithëve se mos e neglizhojnë shqetësimin që kanë pavarësisht se mjekët thonë ndryshe, duhet të vazhdoni të bëni analiza të tjera derisa të bindeni. SHIKO.NEWS