Një vajzë 23 vjecare zbuloi një kist në vezoren e majtë dhe mjekët i thanë se dhimbjet janë normale dhe kisti do zhdukej vetë. Mirëpo pas 2 viteve orvatjeje të dhimbjeve menstruale cdo muaj, vajza zbuloi një tumor në madhësinë e një portokalli.
Ajo merrte mjekim cdo mëngjes dhe sa herë shkonte të vizitohej mjekët i thonin se ishte normale. Madje skaneri që ajo po priste të bënte kurrë nuk erdhi pasi ishte në radhën e pritjes.
Sipas mjekëve kisti i jepte këto simptoma dhe ajo po e merrte mjekimin për ta përtharë atë.
Vajza tregon se 2 vite më vonë ajo përjetoi një dhimbje kaq të madhe sa shkoi në urgjencën gjinekologjike ku pastaj e dërguan për skaner menjëherë. Skaneri tregoi se kisti i saj 1.2 cm ishte shndërruar në një tumor 6 cm pasi ishte lënë i patrajtuar.
Kështu 23 vjecarja iu nënshtrua një operacioni për të hequr masën tumorale dhe përfundoi duke i hequr edhe vezoren e majtë pasi tumori ishte ngjitur me të dhe me tubin fallopian.
Mjekët kurrë nuk i dhanë një përgjigje pyetjes se cfarë mund ta kishte shkaktuar këtë tumorin e saj e megjithatë ajo kishte dyshimet e saj për pilulat e mëngjesit që kishte pirë për vite me radhë.
Prandaj ajo tani e bën historinë e saj publike që vajza të tjera të mos e pësojnë e të drejtohen tek mjekë të tjerë nëse kanë ende simptoma pavarësisht se po kurohen. Askush nuk e njeh trupin tuaj më mirë se ju vetë! SHIKO.NEWS