Kishte 6 muajsh larguar nga shtepia gruaja gjen bashkeshortin e saj ne aeroport me studenet e tij te violines

Nena e nje djali 4 vjecar ka denoncuar online rastin e saj.
Ajo tregon se si e kapi ‘mat’ burrin pasi ai kishte 6 muaj qe nuk shkonte ne shtepi.
Gruaja anonim ne vidjon virale, ishte së bashku me djalin e saj 4 vjec, kur arriti te gjurmonte burrin e saj në një aeroport lokal, dhe u shtang kur zbuloi se ai nuk kishte qendruar vetem gjate kohes larg shtepise.

Në video, bashkëshortja e tradhtuar dëgjohet duke i bërtitur burrit dhe drejtohet nga gruaja qe ai kishte ne krahe duke i thene: “Më falni; Unë jam duke folur me burrin tim. Kush je ti? Ku ishe ti zotri gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit? Kujtohu se unë jam ende gruaja jote ligjërisht.”
I shoqi nuk u përgjigj, pasi ajo nëna e një fëmije 4 vjec kerkonte llogari pse ai nuk u soll si baba i djalit të tyre.

Ajo ka shpjeguar se nuk ka pasur “asnjë video-telefonatë” nga burri sikur vetem per djalin e saj, ajo tha se numri i tij ishte i padisponueshëm për gjashtë muajt e fundit.

Ajo pretendon se ai u largua nga shtëpia e tyre në Malajzi në fund të 2021 gjoja për një intervistë pune dhe nuk u kthye më. Sipas mediave lokale, ajo shkroi me anglisht të thyer: “Përpiqem të telefonoj vetëm për të diskutuar për shkollën, për fat të keq telefonata nuk mund të kalojë dhe nuk arrin të arrijë tek ai.

“Ai nuk duhet të harrojë se ka një djalë dhe një grua që e presin në Malajzi. Fëmija im vazhdon të më pyesë. “Pse nuk më telefonoi babai?” ‘Pse nuk erdhi sot të më takonte?’.

Dhe une vazhdoj t’i them fëmijës tim se babai i tij po punon shumë në Singapor për të fituar para
Keshtu mendova se po kthehej dhe shkuam ne aeroport te porta e mbërritjes ta prisnim. Pastaj e pamë bashkëshortin tim dorë për dore me studenten e tij që po dilnin bashke si nje çift.

Tashme ajo po përpiqet të takohet me të për të zgjidhur divorcin.