Kishte 30 mijë euro me vete ne Kapshticë. E gjen belaja 66 vjecarin

Policie kufitare në Kapshticë ka proceduar penalisht një 30 500 euro cili nuk deklaroi një sasi parash prej 30 500 euro që i posedonte.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.

Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.