Dita e parë e shkollës e fëmijës është një moment emocionues për shumë prindër. Por shqiptari Admiral Zylfiu kishte shumë vite që kishte ruajtur një çantë për djalin e tij.
Çantën e ai e kishte ruajtur për 29 vite pikërisht për ditën e parë të shkollës për djalin e tij.
Ai ka thënë:
Një rrugëtim sikurse i imi para 29 viteve me çantën time nga klasa e parë, në vitin 1990, të cilën e kam ruajtur plot 29 vite pikërisht për ditën e sotit. Zoti i ruajtë gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës!”
Djali i tij Admirali ka nisur klasën e parë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinës. Ajo që ka bërë ky baba për djalin e tij është diçka me të vërtetë e bukur dhe e rrallë.
Dhe djali i tij me shumë mundësi ka çantën më të veçantë sepse është një dhuratë mjaft e vyer.