Kurrë s’është vonë për të mësuar gjëra të reja! Ndonëse “të thjeshta” në dukje, është shumë e rëndësishme të informohemi rreth gjithçkaje që konsumojmë dhe mirëmbajtjes së tyre. Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty! Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?!
Qepët: Zënë myk dhe squllen
Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet
Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth
Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre
Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!
Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt
Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë
Shalqini: Humbet antioksidantët
Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken
Burimi: Buzfeed