Çdo gjë që konsumojmë në trupin tonë kalon përmes mëlçisë. Nëse jeni të prirë nga zakoneve të ushqimeve të këqija, atëherë mëlçia e shëndetshme shumë lehtë mund të dëmtohet dhe me këtë edhe vetë gjendja e organizmit.
Ushqimet me yndyrë dhe të fërguara, pijet jo të shëndetshme, alkooli dhe barnat janë armiqtë kryesorë të mëlçisë sonë, e cila në trup ka funksionin që pastron organizmin nga përbërjet e dëmshme, transmeton Ksp.
Për shkak të punës së rëndë që kryen, mëlçia mund të jetë tepër e mbingarkuar, gjë që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Mëlçia nuk është e lidhur me sistemin tonë nervor dhe sëmundja e saj është shumë e vështirë të zbulohet, por lajm i mirë është se ajo regjenerohet dhe pothuajse çdo dëmtim mund të riparohet.
Këto janë ushqimet që riparojnë punën e mëlçisë:
Xhenxhefili – një antioksidant shumë i fuqishëm që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në largimin e yndyrës nga trupi.
Arrat – përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 që përshpejtojnë procesin e detoksifikimit.
Lakra – ndikon enzimat e mëlçisë që rregullojnë dhe përshpejtojnë punën e saj.
Menta – gjethet e saj janë të pasura me flavanoide që veprojnë si një antioksidant i fuqishëm.
Hudhra – inkurajon krijimin e enzimeve që ndihmojnë trupin për të larguar toksinat.
Agrume të pasura me vitaminë C janë një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mëlçinë që të largojë më shpejt sa më shumë gjëra të dëmshme.
Çaji jeshil – përbërësi i tij catechin e bën këtë çaj një antioksidant që pastron trupin.
Perimet me gjethe jeshile – janë të pasura me klorofil dhe janë shumë efektive në neutralizimin dhe nxjerrjen e toksinave nga sistemi i gjakut.
Avokado – plot me vitaminë C vepron si një deuretik natyror që liron trupin nga toksina, përgatiti Koha. (b.an)