Vendet ku një bebe nuk duhet të flejë mund të jenë të shumtë, megjithatë 3 prej tyre janë specifikuar si më të rrezikshmit për arsye tepër të qarta. Për më tepër lexoni:
1.Në karrigen lëkundëse: Ajo është perfekte për të luajtur ,por jo për të fjetur. Arsyeja? Këto karrige nuk janë projektuar për një cikël gjumi dhe mund të shkaktojnë të famshmen “vdekje në djep” (SIDS). Duke qënë se kjo karrige është shumë e vogël, fëmija nuk do të ketë mundësi të lëvizë lirshëm duke mos pasur gjithashtu edhe një kontroll të qafës, si pasojë rritet rreziku i bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.
2.Sexholinoja e makinës: Ju ka ndodhur ta keni vendosur shpesh fëmijën të flejë në sexholino? Tani është momenti të mos e bëni më! Edhe pse kjo mund të duket e vështirë të praktikohet pasi fëmijën mund ta ketë zënë gjumi ndërsa keni qënë në makinë, e madje diçka e tillë kohë më parë nuk konsiderohej e rrezikshme, studime kanë treguar se prania e xhupit dhe rripave të lidhjes mund të bëhet faktor rreziku për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmija.
3.Divani: Shpesh ky është vendi i preferuar i prindërve duke qënë se ju jep mundësinë e të pasurit nën kontroll fëmijën ndërkohë që mund të jenë duke bërë diçka tjetër përreth kuzhinës. Në të vërtetë nuk duhet ta bëni këtë, pasi fëmija mund të rrotullohet dhe të godasë kokën në dysheme, apo më keq akoma edhe të rrotullohet dhe përfundojë poshtë jastëkëve duke rrezikuar edhe në këtë rast bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.
Living/Burimi “përnënat.al”
Shendetshem