Apendiciti apo i njohur ndryshe si zorra qorre është një gjendje ku zorra enjtet, merr ndezje apo mbushet me qelb.
Apendiciti është një qese sa gishti në anën e djathtë të barkut e lidhur me zorrën e trashë. Roli i saktë i apendicitit (zorrës qorre) është i paqartë. Mund të jetë një zonë që përmban baktere miqësore të cilat ndihmojnë në tretje dhe luftojnë infeksionin.
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka raste edhe në moshën e vjetër.
Është shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe e rrallë në Azi e Afrikë, vende në të cilat ushqimet janë shumë të pasura me fibra. Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të madhe të formave dhe komplikacioneve të frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet si duhet.
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit, një organ i vogël në formë krimbi pranë zorrës së trashë. Ai mund të rrezikojë jetën nëse plas, megjithatë mjekët zakonisht e heqin me operacion para se të ndodhë një gjë e tillë.
“Është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptoma”, thotë gastrohepatologu Michael Payne.
Mirëpo janë disa simptoma me të cilat mund ta dallojmë lehtë se jemi duke pasur problem me zorrën qorre (apendicitin). Kontrollohuni tek mjeku nëse keni një nga këto simptoma:
Dhimbje afër kërthizës: Dhimbjet e apendicitit shfaqen zakonisht në anën e poshtme të stomakut, kryesisht djathtas. Por, shenja e parë është dhimbja pranë kërthizës, që kalon pastaj në pjesën e poshtme të stomakut.
Shumë njerëz, përfshirë edhe fëmijët dhe gratë shtatzëna, mund të përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të stomakut ose në anën tjetër. Dhimbja mund të përkeqësohet gjithashtu nëse lëvizni këmbët ose barkun, kolliteni, teshtini ose tronditeni, për shembull gjatë udhëtimit me makinë.
Dhimbjee që përkeqësohen menjëherë: Kur dhimbja kalon në pjesën e poshtme të stomakut, ajo fillon të bëhet më intensive. Dr. Payne tregon se shumë pacientë të tij e kanë përshkruar atë si “dhimbje që nuk e kanë ndjerë kurrë më parë”.
Dhimbjet mund të përkeqësohen brenda pak orësh: Temperaturë e ulët dhe të dridhura, simptomat e apendicitit mund të jenë të njëjta me ato të virusit në stomak, si temperaturë e lartë dhe të dridhura.
Dr. Payne thotë se nëse keni dhimbje në stomak dhe temperaturë të trupit 37.77 celsius, nuk është gjë për t’u shqetësuar. Por, nëse temperatura është mbi 390 C dhe keni dhimbje të shumta të stomakut, sa nuk mund të qëndroni as në këmbë, mund të jetë apendiciti.
Të përziera, të vjella ose mungesë oreksi: Mund të mos keni të vjella menjëherë. Por, mund të keni disa ditë mungesë oreksi dhe të përziera. Nëse gjendja përmirësohet pas një dite ose brenda pak ditësh, me siguri jeni mirë.
Por, nëse gjendja përkeqësohet, sidomos nëse keni edhe temperaturë dhe dhimbje abdominale, Dr. Payne thotë se duhet të kontrolloheni tek mjeku. Nëse keni pasur të vjella për më shumë se 12 orë, ose keni pasur diarre për disa ditë, duhet të bëni një vizitë tek mjeku.
Kapsllëk ose diarre: Ashtu si shumë simptoma të tjera, ato mund të mos jenë të shpeshta dhe mund të shfaqen pasi të filloni të keni dhimbje abdominale. Por, nëse keni diarre të lehtë, sidomos nëse ka edhe shumë mukus, së bashku edhe me dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut, kontrollohuni tek një mjek.
Gazra dhe fryrje barku: Si të hani 5 copa picë dhe t’i shoqëroni ato me birrë, do të keni me siguri fryrje të barkut dhe probleme me tretjen. Por, nëse shkoni të flini pas ngrënies dhe zgjoheni akoma me dhimbje, ose dhimbja përkeqësohet edhe më shumë duhet të shqetësoheni.
Duhet të shqetësoheni gjithashtu nëse keni pasur fryrje të barkut për disa ditë, së bashku me gazra dhe dhimbje të zorrëve. Këto janë simptomat e përgjithshme që mund të paralajmërojnë për inflamacion të apendiksit dhe rrezik për shpërthim të tij.