Në shumë njerëz anemia shkon pa u vënë re ku simptomat mund të jenë të vogla ose të paqarta.
Më shpesh njerëzit raportojnë dobësi të përgjithshme, lodhje, gjendje e keqe e përgjithshme, vështirësi në përqendrim, vështirësi në frymëmarrje. Kur gjendja është më e avancuar kanë dridhje trupi, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje gjoksi, dhimbje kockash, vështirësi në gëlltitje, zbehje të lëkurës dhe të mukozave, thonj delikatë e të thyeshëm lehtë.
Anemitë kronike mund të çojnë në çrregullime të sjelljes tek fëmijët si rezultat i çrregullimeve të sistemit nervor duke reduktuar edhe performancën shkollore, vështirësi në përqendrim.
Ndërsa tek anemitë nga mangësia e hekurit është më e shpeshtë simptoma e dhimbjes dhe lodhjes së këmbëve.