Sipas Institutit të Statistikave 23 mijë e 998 persona humbën jetën vitin e shkuar ne vendin tone.
Nga kjo shifer numrin me te madh e zinin meshkujt dhe shkaku kryesor ishin semundjet kronike të zemrës me 42.2% të rasteve ato ishemike me 22.3% dhe sëmundjet e enëve të trurit me 22.5%.
Vendet me vdekshmeri me te larte jane Kukësi, Shkodra dhe Dibra ndërsa Gjirokastra me numrin më të ulët.
Pjesa me e madhe e personave qe humben jeten ne 2022 ishin te moshuarit e moshes 70 vjec.
Tumoret përbëjnë grupin e tretë të sëmundjeve për numrin e të vdekjeve të shkaktuara.
Berati, Elbasani, Gjirokastra dhe Korça janë Qarqet ku numri i humbjeve te jetës nga tumoret është më i lartë ndërsa Shkodra ka numrin më të ulët.