Patjetër që te kondicioneri shohim shpëtimin e ditëve të nxehta të verës, por kur mendoni për faturën e energjisë që do të vijë në fund të muajit nuk e shihni më me të njëtin sy.
Prandaj sot po ju sjellim mënyra alternative për të freskuar shtëpinë, madje edhe të shëndetshme edhe natyrale.
Përveçse pastroni ajrin, edhe e freskoni atë!
1. Druri i palmës Areka
Eleminon helmet dhe dyoksidin e karbonint, por njëkohësisht ka rol shumë të madh në rritjen e lagështisë së ajrit në banesë.
2. Aloe vera
Kjo lule është e njohur për cilësitë e saj mjekuese, mirëpo mund të mbajë temperaturë të ulët të ajrit dhe kështu të mbrojë shtëpinë nga ngrohja e tepërt.
3. Fikusi
Kjo lule që mund ta keni të gjithë në shtëpi, eliminon bakteret dhe mund ta bëjë shtëpinë më të freskët.
4. Druri gjarpër
Druri gjarpër është zgjedhje e përsosur për dhomën e gjumit, sepse nuk harxhon oksigjen, aq më pak në mbrëmje.
5. Fieri i Bostonit
Kjo lule nuk përdoret vetëm për të dekoruar ambientin, shërben si pastrues i ajrit dhe freskues i tij.