Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Fushë Kosovë, ku një 3-vjeçar është dhunuar nga edukatoret.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga daja e të miturit, i cili ka publikuar dhe një video ku duket dhuna.
Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.
“Njëra e ka emrin Shkurta, tjerat nuk ua di emrat” ka thënë nëna e 3-vjeçarit sot për “Shqipëria Live”.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç.