Lista e re bizneseve qe do te hapen diten e hene dhe te fillojne aktiviteti e tyre ekonomik.
Jane ata bizneset që tregtojnë me pakicë artikuj kozmetikë dhe të tualetit në dyqane të specializuara, ata që tregtojnë pajisje elektro-shtëpiake, si dhe pastrimet kimike keta do te jete bizneset e para dhe ne javet ne vazhdim pritet te hapen dhe biznese te tjera dhe cdo gje do te vije shkall-shkall deri sa te hapet e gjithe si me pare.
Gjithashtu, do të hapen hotelet dhe strukturat e ngjashme, si dhe hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.
Do të lejohet edhe ushtrimi i aktiviteteve juridike, si dhe subjektet që tregtojnë ushqim të shpejtë, pra fast-food ose byrektore, por vetëm duke marrë me vete produktin ose dërgesën në shtëpi dhe duke mbajtur distance dhe te kene kujdes.
Nga ana tjetër do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ato biznese që merren me riparimin e pajisjeve të komunikimit, të këpucëve, të orendive elektor-shtëpiake dhe orëve. Por, vendimi shoqërohet edhe me një sërë masash shtesë që duhet të ndërmarrin të gjithë bizneset që lejoheshin edhe më herët të ushtronin aktivitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Prej masave te detyrueshme jane: punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool,etj.
Njekohesisht, punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza.
Paralelisht, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, është i detyruar të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.
Shpresojme te behet me mire dhe cdo gje te shkoje si me pare.