Mendoni se hani shëndetshëm duke konsumuar vetëm sallatë? Duhet të dini se në dietën tuaj duhet të fusni disa ushqime më të “rënda”, pasi kur hani sallatë, me siguri që do ju marrë uria pas një ore dhe do të hani një kuti të tërë me biskota.
Më poshtë do ju rendisim 5 ushqime të shëndetshme dhe që njëkohësisht ju ngopin, në mënyrë që ditën ta kaloni shëndetshëm.
1. Smoothie
“Smoothie” është i vetmi lëng që do ju ngopë. Përmban kalori dhe përbërës ushqimorë të nevojshëm dhe që zgjasin. Sa më shumë ta përzieni, aq më shumë do ju ngopë. Kjo, sipas një studimi të Penn State University. Meshkujt që kishin pirë “smoothie” të përzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalori më pak në drekë sesa ata që kishin pirë “smoothie” të përzier 1 minutë e gjysmë.
2. Patate të ziera
Patatet e ziera kanë shumë fibra, kështu që mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni që t’i gatuani me lëkurë, pasi aty qëndrojnë vlerat më të mëdha ushqyese. Shoqërojini me kos.
3. Mollë dhe dardhë
Ndryshe nga shumica e frutave, mollët dhe dardhat përmbajnë pektinë, një fibër e veçantë që ngadalëson procesin e tretjes dhe bën që të ndiheni të ngopur për më gjatë. Një studim i Harvardit zbuloi se ngrënia e dardhës apo mollës çon në rënie në peshë.
4. Perime me vezë
Vezët kanë shumë proteina dhe proteinat janë ato që të ndihmojnë të ngopesh. Është e mira që të hahen në mëngjes, të shoqëruara me perime. Një studim britanik tregoi se kur vezët hahen në mëngjes, ka shumë mundësi që gjatë ditës t’i rezistosh tundimit për ushqime të pashëndetshme.
5. Tërshërë
Tërshëra përmban shumë fibra që shndërrohen në stomak në një xhel ndalues të tretjes. Gatuajini me ujë ose qumësht dhe vëllimi shtesë që do të marrin i bën edhe më ngopës.