1. Lodhje
“Ka shumë kushte që shkaktojnë lodhje, por ato jo domosdoshmërisht i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë gati të flenë sërish,” tha Jennifer Martin, një profesore e mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë. Këto mund të përfshijnë dhimbje kronike, kushte metabolike ose gjendra tiroide, anemi dhe sëmundje kronike pulmonare.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka thënë se të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që mund t’ju duhen më shumë se tetë orë gjumë për t’u ndjerë energjik.
2. Mënyra sedentare e jetesës
Nëse jeni të ulur, trupi juaj mund të mësohet vetëm të shpenzojë nivele të ulëta energjie – kështu që mund të ndiheni më të lodhur se sa kur përpiqeni të bëni aktivitetet bazë të përditshme, tha Martin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta (2 orë e gjysmë) aktivitet fizik mesatar në javë.
3. Ankthi ose depresioni
Ankthi ose depresioni mund të ndikojnë në energjitë tuaja, tha Dasgupta. Ndonjëherë medikamentet e përdorura për të trajtuar depresionin ose ankthin mund të kenë efekte anësore si pagjumësia ose bllokimi i fazave më të thella të gjumit, tha Dasgupta.
4. Gjumi jo i rregullt
Ndonjëherë oraret tona ndryshojnë gjatë ditëve të javës kundrejt fundjavave, tha Barnes. Oraret gjithashtu mund të luhaten për njerëzit me punë me turne ose që rrinë darkave vonë gjatë fundjavës.
5. Dehidratimi
Të qenit i dehidratuar është lidhur me uljen e vigjilencës dhe rritjen e përgjumjes dhe lodhjes.
Instituti i Mjekësisë rekomandon që gratë të konsumojnë 2.7 litra lëngje në ditë, dhe që burrat të konsumojnë 3.7 litra (125 ons) lëngje në ditë. Duke perfshire edhe ushqimet kjo arrin në një sasi ditore prej 9 gota për gratë dhe 12 ½ filxhanë për burrat.