Ja se si shprehte Kryeminsitri Rama:Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët kemi marrë tre vendime.
1-Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuara nga protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më. Policia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht.
2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkelje të protokolleve të sigurisë duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjobave do u hiqet dhe liria.
3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufizime e autorizime, por edhe ato do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social.”
Ndaj duhet te kemi kujdes dhe te ndjekim rregullat perndryshe do te perfundojme ne karantine.