Home TE NDRYSHME Kështu e kanë mamatë/ Orinda Huta s’ndahet dot asnjë sekondë nga Atara;...

Kështu e kanë mamatë/ Orinda Huta s’ndahet dot asnjë sekondë nga Atara; Ja si ia bën

367
0

Orinda Huta nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente nga periudha më e bukur e jetës së saj. Janë bërë disa javë që kur moderatorja mirëpriti fëmijën e parë me partnerin Turjan Hysko.

Ndryshe nga shume çifte të showbizz-it, ata kanë zgjedhur të tregojnë gjithçka rreth saj. Së fundmi, Orinda ka ndarë disa imazhe të reja nga bregdeti me vogëlushen e saj që tashmë e shoqëron kudo.

“Po bëhen thuajse dy muaj që unë nuk shkëputem fare po fare prej teje…e nuk më vjen të largohem nga arome jote..me gjithë lodhjen që po përjetojmë të dyja për t’u futur në rutinë, sërish nuk lodhem së kaluari kohë me ty…vetëm ne të dyja…kudo me mua…kudo me ty. Atara ime. Si i bëhet mi mama???”, shkroi ajo.