Temperaturat e larta dhe i nxehti shoqërohen gjithmonë edhe me pasoja në shëndetin tonë, ndaj, edhe pse gjatë verës nuk është shumë e zakonshme të ftoheni siç ndodh në dimër, sërish viruset dhe gjendjet gripale prej infeksioneve kanë më tepër mundësi të shfaqen këtë sezon.
Në mënyrë që të mos ndiheni të rrezikuar, ju duhet të parandaloni çdo mundësi viroze thjesht duke zbatuar disa këshilla të vogla.
Lani duart shpesh dhe mbani gjithnjë me vete një sterilizues, sidomos përpara se të konsumoni vaktet ushqimore.
Pini shumë ujë në mënyrë që të jeni gjithnjë të hidratuar, sepse vetëm kështu sistemi imunitar punon siç duhet.
Qëndroni larg ushqimeve mbi të cilat ju vetë nuk keni kontrollin e higjienës, siç mund të jenë ushqime që piqen në skara të cilat qëndrojnë në diell.
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pa i pjekur apo skuqur, mjafton që t’i keni larë siç duhet më parë.
Mundohuni të qëndroni larg personave të cilët janë sëmurë, sepse virozat e verës zakonisht janë ngjitëse./