Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi.
Për këtë ka folur për “ABC e Mëngjesit” në një lidhje me Skype nga Suedia, kërkuesi shkencor, Klev Diamanti, i cili tha se suedezët besojnë shumë tek teknologjia.
Sipas tij, çipi vendoset në vende të ndryshe të trupit dhe nuk krijon probleme shëndetësore, vetëm nëse thyhet në lëkurë.
“Për një shoqëri si Suedia mua nuk më duket e çuditshme. Suedezët kanë besim shumë të madh te qeveria dhe te firmat e tyre. Janë një nga vendet që i besojnë teknologjisë, nuk shohin si mund të keqpërdoret teknologjia kundër tyre. Janë shumë naiv, le të themi.
Çipi mund të vendoset kudo, parakrahu është një vend praktik dhe për ta skanuar lehtë. E konsiderojnë më praktike këtë gjë.
Nuk krijon ndonjë problem te trupi i njëriut, vetëm nëse ndodh ndonjë aksident dhe thyhet brenda në lëkurë, mund të ketë ndonjë reaksion. Por këto janë raste që edhe mund të ndodhin, por nuk mund të shmangen direkt”, u shpreh Diamanti./abcnews.al