“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me shifra modeste ose publikojnë foto të produkteve.
Por ky nuk është rasti i moderatoreve të njohura, Arbana Osmani apo Luana Vjollca. Luana Vjollca paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i.
Në anën tjetër, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe kryesisht janë reklama ushqimesh, duke qenë se të gjithë e dimë edhe pasionin e saj për gatimin.
Deri më tani pagat e këtyre vajzave të ekranit janë të kuptueshme, por surpriza është Tea Trifoni, vajza që u bë e njohur në “Për’puthen”.
Tea kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në “Instagram”. Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat. Gjithsesi, sot në “Instagram” gjithsecili ia vendos vetë shifrën postimeve të tij nëpërmjet numrit të fansave që ka, kështu që jo të gjithë kanë të njëjtin standard.