Keni probleme me urinimin? Ja shkaqet kryesore qe nuk duhet te injorohen

Problemet me urinimin mund të rriten tek meshkujt me kalimin e viteve, por është e rëndësishme që të mos injorohet.

Paaftësia për urinim, ose mbajtja e urinës siç përmendet ndonjëherë, mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh.
Ja disa shkaqe të mbajtjes së urinës:

– Prostata e zmadhuar
Kur prostata e një mashkulli bëhet më e madhe, ajo mund të ushtrojë presion mbi fshikëzën dhe uretrën – tubin nëpër të cilin kalon urina. “Kur një burrë mbush 60 vjeç, ai ka një shans 50/50 për të pasur një prostatë të zmadhuar”, sqaron mjeku urolog.
Zgjerimi i prostatës mund të shkaktojë gjithashtu:

Rrjedhje e dobët e urinës
Tendosja për të shtyrë urinën jashtë
Problem me rrjedhës e urinës, fillon e ndalon.
Ndjenja se nuk e zbrazni dot fshikëzën tuaj
Zgjim i shpeshtë për të urinuar gjatë natës
Pamundësia për të urinuar.

– Inflamacion i gjëndrës së prostatës.
Bakteret ndonjëherë shkaktojnë enjtje të prostatës. Kjo shpesh shkakton urinim të dhimbshëm ose të vështirë, si dhe dhimbje në ijë, në zonën e legenit ose tek organet gjenitale.

Këshillohet fuqimisht të flisni me mjekun tuaj nëse keni simptoma si:
Ethe
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Dhimbje në ijë
Urinim urgjent dhe i shpeshtë.

Trajtimi me antibiotikë është thelbësor për prostatitin akut bakterial. “Nëse keni simptoma shqetësuese, vizitoni një urolog,” thotë urologu, “Mos e injoroni ato.”

Problemi me urinimin mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj ose të jetë një shenjë e një çështjeje potencialisht më serioze mjekësore si infeksione të traktit urinar apo gurë në fshikëzën tuaj. shiko.news