Dhimbjet e fytit na bezdisin shumë në këtë kohë, prandaj duhet të marrim masat paraprake. Çdokush prej nesh në një moment, sidomos kur zgjohemi nga gjumi ka acarim të fytit.
Kjo shenjë është sinjali i parë që tregon se po vuajmë nga irritimi i tij, për shkaqe të ndryshme. Ilaçin mund ta përgatisni vetë në shtëpi.
Kripë dhe ujë i vakët– 125 ml ujë i vakët dhe 10 gram kripë. Tretni kripën në ujë dhe bëni gargare për 10-15 sekonda, derisa gryka të hidratohet totalisht më pas hiqeni ujin nga goja.
Limon dhe mjaltë– Për këtë recetë duhet lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me mjaltë. Shtrydhni limonin dhe ngroheni në zjarr të ngadaltë, kur të ngrohet hidhni dhe mjaltin dhe trazojeni me një lugë druri sa të bëhet masë e përbashkët. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë. Pijeni këtë çdo mëngjes, para se të konsumoni vaktin. Përveç pastrimit të fytit, kjo pije ju forcon sistemin imunitar.
Vaji i ullirit- Më në fund, ilaçi që e sugjerojnë gjyshet është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë dhe limon. Kjo kurë jo vetëm që qetëson fytin, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh.