Pas 40 diteve pushim nis shperndarja e kartave dhe pasaportave nje lajme i mire per te gjithe qytetaret qe i ka skaduar pasaporta dhe karta identitetit.
Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e cila ka bërë të ditur se çdokush që ka aplikuar për një kartë të re identiteti apo pasaportë biometrike mund ta tërheqë në pikat e kompanisë Aleat nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të pasdites dhe duke ber kujdes duke mbajtur rradhen.
Zv.ministrja ka theksuar dhe njëherë për qytetarët që kanë aplikuar se duhet të shfrytëzojnë orarin prej 2 orësh të lejedaljes nga banesa për të tërhequr dokumentet identifikues.
Gjithashtu Ministria e Brendshme, thotë se çdo person që ka aplikuar për kartë identiteti, apo pasaportë duhet të paraqitet në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe duke respektuar masat mbrojtëse për Covid 19.
Voda shton se duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, do të kalohet në fazën tjetër, atë aplikim e riaplikime për dokumente biometrike.