Pyetje: Kam djegie të tmerrshme kur urinoj. Nuk ka asnjë infeksion, unë kam kryer shumë analiza dhe asgjë nuk del aty.
Përgjigjia e doktoreshës: Ka shumë kushte që mund të imitojnë simptomat e një infeksioni të traktit urinar dhimbja mund të shkaktohet edhe nga gurët në veshka , prostata, apendesiti ose vaginiti.
Ekziston gjithashtu një gjendje e quajtur sindroma e dhimbjes së fshikëzës ose cistiti intersticial, e cila mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar pasi nuk ka asnjë analizë.
Simptomat përfshijnë dhimbje të legenit, nevojë e vazhdueshme për urinim, dhimbje barku, vështirësi në urinim, mosmbajtje urinare dhe gjak në urinë.
Sindroma e dhimbjes së fshikëzës është më e zakonshme tek gratë dhe simptomat mund të vijnë dhe të shkojnë, ndonjëherë duke zgjatur me javë ose muaj.
Shkaku është i panjohur, por mund të jetë edhe dëmtimi të fshikëzës dhe nervave përreth, probleme të dyshemesë së legenit ose sistemit imunitar që shkakton një reagim të tillë.
Mund të shoqërohet gjithashtu me kushte kronike si fibromialgjia dhe sindroma e zorrës së irrituar.
Pavarësisht se testet që keni pasur ishin negative, ju ende mund të keni nevojë për më shumë analiza të detajuara. SHIKO.NEWS