Ministri i Brendshem, Sander LLeshaj ka njoftuar se edhe procesi i pajisjeve me karta identiteti apo pashaporta eshte rihapur.
Keshtu fillimisht po shperndahen pasaportat dhe kartat e ID qe kane qene prodhuar me pare dhe javes qe vjen do te krijohet nje aplikacion per qytetaret qe te rezervojne orarin per tu paraqitur ne zyrat e aplikimeve.
Kjo risi e aplikacionit me orarin e caktuar, do te beje te mundur shmangien e radheve dhe grumbullimet
“Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.
Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.
Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”, thekson Lleshaj.