Artisti i njohur, Ledri Vula, si duket nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Gjatë ditës së sotme, Reperi është shtrirë në spital, shkruan “Kosovarja”.
Lajmin e ka bërë të ditur partnerja e tij, blogerja Sara Hoxha.
Bukuroshja brune ka postuar në InstaStory një fotografi të dorës së artistit ku ka qenë duke marr infuzion.
“Duke u bërë më mirë”, kishte shkruar ajo duke zbuluar se gjendja po i përmirësohet këngëtarit.