Berkani po përballet me probleme shëndetësore. Ai ai ka bërë me dije se do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër.
Siç shihet nga fotoja, ai tashmë gjendet në spital. Ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi këngëtari u rikthye në muzikë dhe tani i duket të shkëputet sërish deri në rikuperim.
“Do të bëj një operacion në zemër. Nesër…do t’ju përshëndes të gjithëve”, shkroi ai. Berkani, i njohur më së shumti për hitet “Ekstravagante” dhe “Të dashuroj” u rikthye në muzikë pas shumë vitesh. “Baba” ishte dedikimi për të atin e ndjerë që e riktheu në skenë. Më pas, ai publikoi dhe dy këngë të tjera.