Muzikanti Davido dhe partnerja e tij Chioma Rowland kanë humbur djalin e tyre trevjeçar Ifeanyi.
Sipas mediave të ndryshme , djali i tyre tre vjeçar u mbyt në një pishinë në shtëpinë e tyre familjare në Lagos.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 31 tetorit, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të tretë.
Fansat dhe muzikantë të tjerë kanë ndarë ngushëllimet e tyre për yllin e Afrobeats në rrjetet sociale.
Skepta i shkroi këngëtares “Lutjet” dhe reperi Steff London tha “Lutjet për Chioma dhe Davido” në llogarinë e saj në Twitter.