Këngëtari 45-vjeçar Onur Sener për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkuan disa persona në një klub nate në Ankara humbi jeten dhe ka bërë bujë në Turqi.
Sipas Sabah, sulmi ndaj këngëtarit ndodhi mbrëmjen e së dielës (2.10.2022) nga tre persona të cilët i kërkuan një këngë të cilën, ai nuk e dinte.
Sipas dëshmitarëve, Seneri ka mbetur u gofit nga 3 persona.
Fillimisht, sipas publikimit, grupi i autorëve që i kërkuan këngën Senerit, është përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuarkonflikt me këngëtarin.
Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent shoë-n e quajtur “O Ses Türkiye”, versioni turk i The Voice.