Këngëtari Bujar Qamili rrëfim prekës mes lotësh si e kaloj kovidin: Për ZOTIN më besoni që…

Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili në një lidhje skype nga Italia për “TV1 Channel” ka rrëfyer gjendjen e gjatë me COVID.

Këngëtari tha se ka lindur për së dyti dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa theksoi se ka kaluar dite te veshtira qe as nuk i kishte menduar me pare.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem jashtëzakonisht shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, të dyndur në lokale, dyqane rrini pini kafe por vendoni maskën, kini kujdes. Ma besoni për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë. Më mirë t’i thosha vde kjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj, a më shumë. Ka qenë shumë gjendje e rëndë, megjithatë falënderoj familjen time, por kam lindur për të dytën here mbas asaj që kam kaluar”- tha ai.

Bujar Qamili gjithashtu tregoi se i mungon shumë Shkodra dhe njerëzit e tij të afërt.

“Më mungon Shkodra, shokët e mi, njerëzit ti takoj, kafja që pi në mëngjes,”- përfundoi këngëtari.