Sot, artisti Bardhi ka reaguar ashpër në lidhje me një video që po qarkullon në rrjete sociale.
Në video shihej Bardhi teksa kishte të veshura rrobat e njëjta, në dy raste të daljes së tij.
“Nuk besoj që kam dhez prej teshave se me një duks 10€ në videon time të parë BETOHEM e kam pas vesh! Po unë njihna për zanin tim respektin ndaj çdo njërit që m’ka be support paret që i fitoj normal që si kom nda me ble 10.000€ tesha po ja u kam nda Nanës edhe Babit për me ba një shpi etj.”, kishte shkruar reperi në “Instagram” ndër tjerash.
E këtë reagim e kanë mbështetur edhe disa nga fytyrat publike si Tayna, Rina Balaj, Arta Nitaj, duke komentuar në postimin e artistit. /Lajmi/