“Kemi vetëm 45 ditë rezerva, pastaj…”/ Mungesa e grurit dhe naftës ruse në Shqipëri!

Pushtimi rus në Ukrainë po jep efekt në ekonominë dhe tregtinë globale ku çmimet e naftës dhe të grurit priten që të rriten.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri tha se rezervat e grurit në vendin tonë janë për 45 ditë. Ai e përjashtoi mundësinë e mbetjes pa furnizim me grurë dhe miell, por tha se çmimi i tyre do të rritet.

Kurse Shoqata e Hidrokarbureve, pohoi se rezervat me karburante në Shqipëri mjaftojnë për 3 muaj, por shtoi se situata në furnizime dhe çmime do të ndryshojë në varësi të luftës. Izolimi ekonomik i Rusisë nga sanksionet që po vënë vendet perëndimore do të bllokojë ekonominë e 11-të më të madhe në botë, dobësimi i së cilës do të vërë në vështirësi furnizimin e botës me naftë.