Kek të kripur me ullinj, domate të thara dhe djathë të bardhë

Përbërësit

3 vezë
100 ml qumësht
100 ml vaj ulliri
180 gr miell
300 gr djathë i bardhë
50 gr ullinj (pa bërthama)
50 gr domate (të thara)
1 pako pluhur pjekës
pak majdanoz (të grirë imët)

Përgatitja
Në një enë shtoni vezët, qumështin dhe vajin e ullirit. Trazojini mirë.Tani shtoni miellin dhe djathin e bardhë të grirë imët. Shtoni ullinjtë, domatet e thara dhe pluhurin pjekës. Trazojini mirë dhe shtoni majdanozin.Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni me kujdes masën e kekut që sapo përgatitët.E vendosni në furrë për t’u pjekur në temperaturë 180 gradë, përreth 40 minuta. Pasi të jetë gati e prisni përgjysmë dhe shijojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *