Çfarë është gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni? Nëse thoni, “E kërkoj telefonin,” atëherë keni mjaft shokë. Shumë njerëz sapo zgjohen nisin rutinën duke kontrolluar Facebook-un, Instagramin apo email-et e punës.
Mënyra se si e filloni mëngjesin mund ta përcaktoj ecurinë e ditës. Nëse filloni mëngjesin me stres apo sforcim të jashtëzakonshëm, ka shumë mundësi që të ndjeheni i stërlodhur nga ora 4 mbasdite. Por nëse e filloni mëngjesin me strategji dhe vetkontroll, mundësitë janë që të merrni vendime më të “shëndetshme” derisa të bie nata.
Kjo vie për shkak se energjia dhe vetkontrolli janë burime të shterrshme, të cilat luhaten me kalimin e ditës. Sa më shumë energji të hargjoni ta zëmë kur hani mëngjesin apo kur visheni në mëngjes, aq më pak do të mbetet për pjesën tjetër të ditës.
Pra me gjasë nuk është ide e keqe që shumë CEO veshin të njëjtin model bluzash çdo ditë.
A e keni menduar ndonjëherë se ju mund të bëni një plan të mirë të paraditës, i cili do ta bënte rutinën tuaj të shëndetshme? Ja disa hapa:
Përgatituni një natë më parë.
Një ide e mirë është që të vendosni çfarë të vishni para se të bini në gjumë. Ta përgatisni çantën për punë qysh në mbrëmje dhe të mbushni celularin është një ide e zgjuar poashtu. Shumë e preferojnë që madje ta lënë filxhanin e kafesë gati, dhe kështu u ikin disa rutinave që harxhojnë energji.
Niseni ditën ngadalë.
E keni parasysh veturën që niset me shpejtësi të vogël? Ashtu veproni dhe ju. Në vend se të ngriteni me shpejtësi sapo të bie alarmi, fillimisht bëni disa ushtrime në shtrat, qofshin ato zgjatje muskujsh, apo frymëmarrje e thellë.
Filloni me ujë.
Pas një nate të tërë në gjumë, trupi juaj do të zgjohet i dehidruar. Meqenëse përbëhet nga më tepër se 60% ujë, edhe një dehidrim i vogël mund të shkaktoj nivel më të ulët të energjisë.
Mbajeni një gotë ujë pranë shtratit dhe sigurohuni të pini së paku 200 mililitra sapo të zgjoheni.
Kjo e bën organizmin tuaj që të nisë ditën me energji optimale.
Hani një mëngjes të balancuar
Pas një nate pa ushqim, trupi juaj ka nevojë për pak karburant që të ngrisë metabolizmin në nivelin e duhur për të nisur ditën.
Çelësi për këtë është një mëngjes i balansuar me mjaftueshëm proteina, yndyrëra të shëndetshme dhe fibra.
Vezë të fërguara dhe avokado janë gjithmonë ide e mirë, ndërsa një tost me jogurt dhe fara çia është një opsion i shpejtë dhe i mirë.
Pasi keni marrë të mirat e mëngjesit, ju do të ndiheni të mbushur, të koncenturar dhe rrjedhimisht do të jeni më produktiv.