Kardiologia tregon 6 ushqimet qe duhet ti hiqni nga dieta juaj për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Kardiologia Dr Lauren Baldwin, ka lëshuar një paralajmërim për gjashtë lloje ushqimesh që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e zemrës.

Ajo theksoi rreziqet e konsumimit të mishit të kuq, mishit të përpunuar sallami, kokoshkave të kinemasë, sufllaqe, pica dhe patatet e skuqura të cilat konsiderohen të gjitha si tepër të dëmshme për mirëqenien kardiovaskulare.

Dr Baldwin theksoi se patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera të përpunuara dhe te skuqura u mungojnë vitaminat dhe lëndët ushqyese thelbësore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Dr Baldwin paralajmëroi: “Shumë restorante përdorin ende atë që njihet si yndyrna trans. Ato janë më pak të shëndetshmet pasi rrisin nivelin e kolesterolit.”

“Shumica prej nesh duhet të fillojmë të zhvendosim dietën tonë drejt proteinave me bazë bimore. Ne mund ta bëjmë këtë duke reduktuar konsumimin e mishit, veçanërisht mishin e kuq dhe të përpunuar, dhe duke ngrënë më shumë bishtajore dhe arra.”

Ushqimet kryesore qe duhen konsumuar shpesh gjate javes jane thjerrëzat, fasulet, arrat, farerat, bizelet dhe perimet.

Dr Burke tha gjithashtu: “Hani peshk dy herë në javë sardelet, toni i freskët dhe salmoni janë një burim i shkëlqyer i yndyrave omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj kundër sëmundjeve.”

Yndyrnat omega-3 janë shfaqur si shpëtimtare për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, me aftësi për të rritur qarkullimin, për të zvogëluar rrezikun e koagulimit dhe për të ulur nivelet e presionit të gjakut.

Drithërat si quinoa dhe orizi kaf janë të njohura për përmbajtjen e tyre të konsiderueshme të fibrave, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e presionit të gjakut dhe kolesterolit – një aspekt jetik për mirëqenien kardiake.

“Kinoa është një alternativë drithërash pa gluten që ofron një sërë përfitimesh shëndetësore pasi është e mbushur me fibra, magnez, vitamina B, hekur dhe antioksidantë”, komentoi Dr Burke. SHIKO.NEWS