Ditën e sotme, Antonela Berisha u largua përfundimisht nga “Përputhen”. Ajo qau me ngashërim, duke treguar se pengu i saj më i madh në program ishte Mevlani.
Ajo la të kuptohej se do donte një mundësi të dytë me të për t’i bërë gjërat ndryshe. Konkurrentja doli beqare nga “Përputhen”, duke mos i përmbajtur dot lotët.
Në momentet e fundit në program, ajo kujtoi si nisi gjithçka.
“Më kujtohet ditën e parë të audicioneve, ishte Olsa dhe nuk ishte shumë e sigurt (qan)….Jam e prekur sepse është një ndër eksperiencat më të bukura që kam kaluar”, u shpreh