Një grua, që së shpejti martohet, ka ndarë në rrjet zhgënjimin që përjetoi nga unaza e fejesës.
Me anë të një fotografie të postuar në Reddit, gruaja e cila besohet të jetë nga Anglia, tregonte unazën e hollë me një gur të vogël sipër që i kishte blerë partneri.
Ajo shpjegonte që ata kishin 8 vite bashkë, dhe ai po kursente për t’i blerë pikërisht këtë unazë.
Nuses së ardhshme nuk i pëlqeu fare unaza dhe vendosi ta ndante ‘hallin’ me njerëzit e internetit duke kërkuar edhe për këshilla.
Në postimin e saj ajo shkruante:
Kemi 8 vite që jemi bashkë dhe tre vite që planifikojmë të martohemi. Kjo është unaza për të cilin ai kishte kursyer para në mënyrë që mund ta blinte. Jam unë materialiste apo kjo unaza është shumë e vogël?
Fotoja mori me mijëra komente ku të shumtë ishin ata që ndanin të njejtën mendim me nusen.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania